Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, është takuar me qytetarët në takimin me strukturat dhe mbështetësit e nëndegës së Prishtinës së Re.
Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se qytetarët gjithandej Kosovës po përqafojnë ofertën e LDK-së.
Ndërsa theksoi se saherë që ka fituar LDK-ja, ka fituar Kosova.
“Takimi me strukturat dhe mbështetësit e nëndegës së Prishtinës së Re ku na priti kryetari Ardian Krasniqi, ishte një tjetër garancë e fitores së madhe që na pret më 9 shkurt.Qytetarët gjithandej Kosovës po përaqafojnë ofertën e LDK-së që do të vihet në jetë në qeverinë e re me Kryeministrin Abdixhiku. Sa herë që ka fituar LDK-ja, ka fituar Kosova. Kështu do të jetë edhe më 9 shkurt”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta kandidon me numër 69.