Sporti

Granit Xhaka në mesin e 5 futbollistëve për pasimet më të suksesshme në top ligat e mëdha të Evropës këtë sezon

03/01/2024 17:41
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesliga.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën nuk e ka humbur asnjë ndeshje që nga transferimi i tij tek Bayer Leverkusen dhe është pranë titulli kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo që bie në sy është se Xhaka po vendos statistika fantastike edhe në aspektin invidiual. Sipas ‘Opta’, ai është në mesin e top 5 futbollistëve për pasimet më të suksesshme për 90 minuta në pesë ligat e mëdha të Evropës këtë sezon.

Vetëm Rodri, Marquinhos dhe Lewis Dunk janë para tij, me Xhakën që është në pozitën e katërt.

/GazetaBlic Sport/