Geek

Edward White, amerikani i parë që eci në hapësirë

06/03/2022 18:27
nga:G C

Më 3 qershor të vitit 1965, Edward White eci për herë të parë në hapësirë.

White u bë amerikani i parë që doli për një shëtitje në hapësirë.

Kjo u bë dhjetë javë pasi kozmonauti sovjetik Alexei Leonov bëri ecjen e parë në hapësirë, shkruan SpaceCenter, transmeton Klankosova.tv.

White kaloi afërsisht 20 minuta duke lundruar në hapësirën dhe rrotulloi Tokën me një shpejtësi prej 17 mijë miljesh në orë, ai udhëtoi një distancë totale prej 6 mijë e 500 miljesh.

Ecja e White ishte pjesë e misionit katër ditor “Gemini IV”, i cili synonte të studionte efektet e fluturimit të zgjatur në hapësirë.

Ndryshe, dy vjet pas shëtitjes së tij të jashtëzakonshme në hapësirë, White humbi jetën tragjikisht në zjarrin e platformës së lëshimit të “Apollo 1”.