Sporti

Edvin Kuç: Vazhdimisht na ka munguar fati

10/28/2022 08:58
nga:E K

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç ka vlerësuar kampanjën në Ligën e Konferencës.

Ballkani me humbjen nga Slavia ka mbetur pa gjasa për avancim.

“E dinim që kemi lojë shumë të vështirë. Slavia prej fillimit ishte favorite. Besoj që pak na mungoi eksperienca dhe fati. Unë jam krenar me klubin. Është hera e parë dhe kemi luajtur mirë. Në shumicën e ndeshjeve na ka munguar fati dhe është e sigurt që vitin tjetër do të paraqitemi edhe më mirë”, ka thënë Kuç.

/GazetaBlic Sport/