Sporti

Edvin Kuc: Nuk mund t’i përshkruaj emocionet, shkojmë për fitore të reja

09/01/2023 08:21
nga:E K

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Edvin Kuc, kapiteni i Ballkanit është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.

“Nuk mund t’i përshkruaj emocionet, ky lloj shansi vjen një herë në jetë dhe ne kemi hyrë në fazën e grupeve dy herë në vit. Ky klub, ky grup e meriton, shkojmë për fitore të reja“, tha Kuc për GazetaBlic Sport.