Sporti

Edvin Kuc: Ne bëmë histori përsëri, jam krenar për këtë klub dhe këta lojtarë – fitore e ëmbël

10/06/2022 21:26
nga:L J

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc ka uruar bashkëlojtarët e tij për fitoren e sotme ndaj Sivvasporit me rezultatin 3:4 në grupet e UEFA Conference League.

Kuc i cili është i dëmtuar dhe nuk ishte në gjendje të ndihmojë ekipin sonte, ka reaguar si kapiten i vërtetë duke uruar bashkëlojtarët e tij për fitoren e madhe në udhëtim në Turqi.

“Ne bëmë histori përsëri, unë jam krenar për këtë klub dhe këta djem, ata i bënë të gjithë krenarë, një lojë e vështirë por në fund një fitore e ëmbël”, tha shkurtimisht Edvin Kuc për ‘GazetaBlic Sport’.

Edvin Kuc është në rikuperim e sipër dhe shpreson shumë që në ndeshjen e javës së ardhme ndaj Sivvasporit në Prishtinë të jetë gati.

Ballkani aktualisht ka 4 pikë në grup dhe ndodhet në pozitën e dytë.

/GazetaBlic Sport