Sporti

Edvin Kuc: Ballkani fitoi me plotë meritë, shpresojë që të kemi përkrahje të madhe në Prishtinë – të festojmë bashkë

08/19/2022 08:32
nga:E K

Ballkani ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim ndaj Shkupit.

Skuadra kosovare arriti triumfin me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e Play Offit për kualifikimet e Europa Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Adetunjit në minutën e 19’të.

Kampionët e Kosovës u kundërpërgjigjen shpejt pas 4 minutave lojë me anë të Albion Rrahmanit i cili u bë edhe golashënuesi më i mirë i kësaj faze të garës me 6 gola të shënuar.

Në pjesën e dytë Korenica i dha fitoren Ballkanit me anë të një supergoli në minutën e 67’të të takimit.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Edvin Kuc ku tha se fitorja ishte plotësisht e merituar nga ana e tyre.

“Ishte ndeshje e vështirë, edhe fusha ishte në kushte jo të mira për lojë. Ne pranuam gol nga korneri, por u rikthyem shpejt dhe fituam me plotë meritë. Është kryer vetëm 50% e punës, besoj që do kemi përkrahje të madhe në “Fadil Vokrri” shpresoj që të vijë tërë Kosova për të festuar fitoren historike”.

Kujtojmë se ndeshja kthyese luhet javën tjetër në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport.