Pas reagimeve të shumta lidhur me doracakun për “Edukimin Seksual dhe Shëndetin Riprodhues” për mësimdhënësit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka shpërndarë një reagim të ashpër ndaj këtij udhëzuesi, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se kjo nismë është në kundërshtim me vlerat tradicionale dhe kulturore të shumicës shqiptare.
Lushtaku ka ftuar qytetarët që të lexojnë dhe vlerësojnë vetë përmbajtjen e doracakut, duke shtuar se votuesit e VV’së, që sipas tij, janë “kategorikë në mbrojtje të dinjitetit dhe vlerave tradicionale shqiptare”, nuk mund të pranojnë një mësim që do të “degjeneronte familjen dhe do të shkatërronte shoqërinë”.
E plotë:
Lexojeni dhe vlerësojeni vet se çka, sipas Vetvendosjes, do të duhej të mësonin në shkolla fëmijët e Kosovës.
Votat i mori nga shumica shqiptare, që janë kategorik në mbrojtje të dinjitetit dhe vlerave tradicionale shqiptare.
Votuesit e tij, nuk besoj që e kanë votu për me degjeneru familjen e me shkatërru shoqërinë!?