Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka hedhur poshtë sugjerimet për një mosmarrëveshje me shokun e tij te Paris Saint-Germain, Keylor Navas, por këmbëngul se ai dëshiron të luajë.
“Nuk ka asnjë problem [me Keylor Navas],” tha Donnarumma për shtypin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë jam në Paris për të luajtur, është normale që të ketë disa vështirësi në fillim. Unë jam atje për të luajtur dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”.
22-vjeçari gjithashtu krahasoi stilin e trajnerit të Italisë Roberto Mancini me shefin e tij të klubit Pochettino dhe dukej se ishte shumë më komplimentues i të parit.
“[Italia dhe PSG] janë dy skuadra shumë të ndryshme. Me Italinë ne kemi një identitet të qartë dhe jemi të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat,” tha Donnarumma.
/GazetaBlic Sport/


