Showtime

Edoni thotë se “kurrë s’ka qenë në odë të burrave”, Lugati e fton në Gjakovë

01/04/2023 20:27
nga:G B

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni në një bisedë me banorët rreth traditave shqiptare ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë në odë të burrave.

“Unë kurrë nuk kam qenë në odë të burrave, bash kam qejf”, ka thënë Edoni.

Por, Getinjo, Xhuli e Lugati kanë pohuar se kanë vizituar oda, ndërsa ky i fundit e ka ftuar Edonin në një odë në Gjakovë.

“Ani hajde njëherë kur të vish mysafir në Gjakovë”, i ka thënë Lugati, Edonit.