Banori i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Edoni, i cili është prezantuar edhe si Victoria Owns, ka gatuar picë për banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Por, gjatë gatimit të Edonit, nuk kanë munguar as kritikat e Getinjos, i cili kërkoi nga ai që brumin ta dobësojë më shumë.
Gjithsesi, Edoni nuk e ka pranuar kritikën e Getinjos, me justifikimin se ky i fundit “nuk ka gatuar kurrë pica në jetën e tij”.


