Showtime

Edoni e kupton që Artani kishte bërë “prank”, kur e kishte akuzuar për “flirtime”

01/06/2023 22:15
nga:G B

Gjatë natës së sotme Prime të këtij spektakli të së premtes, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë kuptuar se “akuzat” e Artanit mbi Edonin, duke pretenduar se ky i fundit “ka tentuar të flirtojë me të” ishin thjesht një lojë e tij dhe Artës.

Kësisoj, loja ishte e kurdisur nga “Vëllai i Madh”, por tema ishte përzgjedhur nga Artani, teksa pasi banorët e kuptuan, nuk munguan as reagimet e tyre, e sidomos të Edonit, i cili edhe ishte epiqendër e debatit.

“Kam rënë në këtë ‘preng’ më këmbë e duar. Pendohem për disa fjalë që i kam thënë, për një pjesë të fjalëve i qëndroj prapa sepse kanë qenë mendime të mia. Për qasjen time i kërkoj shumë falje, Artanit”, ka thënë Edoni, i cili pati reaguar i revoltuar mbi “akuzat” e Artanit.