Situata e të qenit “i nominuar” duket të ketë ndikuar shumë në banorin e Big Brother VIP Kosova, Edonin apo Victoria Owns, i cili ka vazhduar të debatojë me Artanin në mënyrë të ashpër.
Debati ka rrjedhë pasi që Artani e ka “akuzuar” Edonin, se kinse ka tentuar të flirtonte me të, prej që kishin hyrë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
“Prej krejt këtyre, ti je i fundit, si për kah personaliteti, si për kah trupi. Sa ma shpejt me mujt me të zhdukë nga kjo shtëpi”, i ka thënë Edoni, Artanit.
“Po sillesh, po pleqnon me do përgjigje patetike sa që nerva po më shkon, e po më duhet me u qu nga tavolina, sepse nuk po mundem ta dëgjojë qasjen tënde të ‘teatrit të vdekur’. Tregoma një rast kur unë ty ta kom hangër”, ka shtuar Edoni.


