Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli kosovar, Edon Zhegrova.
“Unë biri yt Kosovë, të urojë ditën e pavarësisë. Gëzuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
Sulmuesi i Lille një urim e bëri edhe në gjuhën angleze. Ai gjithashtu shpërndau edhe urimin e legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili kishte përfshirë 24-vjeçarin në urimin e tij.
Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pasi ai paraprakisht përmes një letre zbuloi situatën “katastrofale” që po kalon te Kosova.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ditën e sotme do të prezantojë përzgjedhësin e ri të “Dardanëve”, Franco Foda, i cili me shumë gjasë pritet të ftojë Zhegrovën për ndeshjet e ardhshme dhe kështu t’i jepet fund kësaj “telenovele”.