Sporti

Edon Zhegrova nuk luan sot ndaj Marseille, kjo është arsyeja

01/16/2022 20:46
nga:E K

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova i cili së fundmi kompletoi transferimin e tij te Lille nuk do të luajë sot ndaj Marseille.

Zhegrova ka udhëtuar me ekipin, megjithatë nuk është përfshirë në skuadër për shkak se klubi ende nuk ka arritur ta regjistroi atë në kohë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Edon Zhegrova, i cili ka udhëtuar me ekipin, nuk është kualifikuar ende për të luajtur në këtë ndeshje”, ka shkruar Lille në Twitter.

/GazetaBlic Sport/