Sporti

Edon Zhegrova nuk do të luajë sonte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

12/11/2024 09:20
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova nuk do të luajë në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve ndaj Sturm Graz.

Sulmuesi kosovar do të pushohet për ndeshjen e fundjavës ndaj Olympique Marseille, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai ka një lëndim. Ai do të pushohet për të qenë 100% të shtunën ”, konfirmoi Bruno Genesio për shtypin.

Edon Zhegrova ka shënuar 8 gola në 20 ndeshje këtë sezon, poashtu ka bërë edhe 2 asistime.

/GazetaBlic Sport/