Sporti

Edon Zhegrova në formacionin më të mirë të javës në Ligue 1

04/03/2023 12:46
nga:E K

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova pati një paraqitje fantastike me Lille në ndeshjen e fundit.

Zhegrova në ndeshjen që Lille zhvilloi dje ndaj Loriente ishte protagonisti kryesor i takimit edhe pse luajti vetëm 10 minuta, shkruan GazetaBlic Sport.

Luani kosovar” hyri në lojë në minutën e 81’të të takimit për të shënuar dy golat që i siguruan tre pikët skuadrës së tij.

Sipas faqes së njohur për vlersimet e lojtarëve, SofaScore, Zhegrova bënë pjesë në formacionin e javës në Ligue 1 duke u vlerësuar me notën 9.0 duke qenë kështu nota e dytë më e lartë pas A.Flips.

/GazetaBlic Sport/