Sporti

Edon Zhegrova dhe Fidan Aliti në formacionin më të mirë të javës në “Super League” të Zvicrës

11/29/2021 12:37
nga:E K

Edon Zhegrova dhe Fidan Aliti kanë shkëlqyer në ligën elitare të Zvicrës në këtë javë.

Sulmuesi i Kosovës i cili luan për Baselin, Edon Zhegrova kontriboi me dy asistime në fitoren e Basel ndaj Luzern me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër Fidan Aliti ishte lojtar kyç në mbrojtjen e Zurich që fitoi ndaj Young Boys me rezultat 1-0.

Mbrojtësi kosovar bëri 4 spastrime dhe fitoi 6 nga 7 duelet që ishte i përfshirë.

/GazetaBlic Sport/