Sporti

Edon Sadriu: Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Malishevës – duam rezultat pozitiv

02/21/2023 17:14
nga:Lorik J

Skuadra e Ferizajit nesër do të ballafaqohet me Malishevën në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj në këtë duel hyn pas super fitores ndaj Prishtinës me rezultatin 1-0, teksa Malisheva pas barazimit 2-2 ndaj Gjilanit.

Futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu thotë se në Malishevë udhëtojnë të përgatitur maksimalisht për rezultat pozitiv.

“Normalisht që jemi të gatshëm për çdo ndeshje, sikurse kjo me Malishevën. E kemi të përgatitur se si do paraqitemi”, tha fillimisht Edon Sadriu për ‘GazetaBlic Sport’.

Sadriu thekson se Malisheva ka ekip të mirë, teksa terrenin e lojës e cilëson si të vështirë.

“Sigurisht se terreni do jetë i vështirë, por jo në aspekin se jemi mysafir, por në aspektin se ajo fushë nuk është e mirë për zhvillim të lojës, do jetë vështirë – sepse Malisheva ka ekip të mirë pa marrë parasysh se ku jemi në tabelë”, vazhdoi ai.

Në fund, 25 vjeçari shtoi se rezultati pozitiv do ishte i mirëseardhur për ekipin e tij, pasi i duhen pikët.

“Nëse fitojmë normalisht që do jetë motiv shtesë për vazhdim të kampionatit, sepse do hyjmë në një seri të rezultateve pozitive të cilat na duhen tashmë”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajit zhvillohet nesër nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport