Federata e Futbollit e Kosovës e ka zgjedhur futbollistin më të mirë të javës.
Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu, transmeton GazetaBlic Sport.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Fatmir Mehmeti, Ridvan Osmani.
Sipas FFK-së, Komisioni e vlerësoi Edon Sadriun për faktin se ai ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit nga ana e Ferizajt, me dy golat e tij, por edhe me depërtimet e tij të vazhdueshme në zonën e llapjanëve.


