Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove është zhvendosur nga reparti i kujdesit intensiv dhe rikuperimi i tij po vazhdon sipas planit, tha menaxheri i përgjithshëm i “Violes” Alessandro Ferrari, cituar nga Reuters.
Bove u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Interit në fundjavë dhe ndeshja u ndërpre dhe futbollisti u dërgua në spital me ambulancë.
“Edoardo është mirë. Ai është duke u rikuperuar dhe i lumtur. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të respektojmë hapësirën e tij personale. Ai tashmë është në një spital tjetër, kështu që gjithçka është shumë më mirë me të,” tha Ferrari për Mediaset.
/GazetaBlic Sport


