Sporti

Edmond Azemi reagon ashpër për situatën tek Prishtina, mbështet qëndrimin e ‘Plisave’

01/15/2026 19:48
nga:Mergim Rreci

Ish-basketbollisti dhe legjenda e Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në klubin kryeqytetas.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për tifozët e ‘Plisat’, të cilët po kundërshtojnë emërimin e Bekë Berishës si kryetar i ri i klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

Azemi ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe vendimmarrjes kolektive në klub, duke vënë në pah se opinioni i tifozëve nuk duhet të injorohet.

Ai ka shtuar se marrëdhënia midis drejtuesve dhe komunitetit të fansave është thelbësore për suksesin dhe stabilitetin e klubit.

Reagimi i ish-lojtarit vjen në një kohë kur debatet brenda klubit dhe midis tifozëve janë intensifikuar, duke krijuar një atmosferë të tensionuar.

Ja postimi i tij i plotë: