Edmond Azemi, ish-basketbollisti nga Prishtina, u betua sot si asamblist i Kuvendit Komunal të Kryeqytetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Azemi u zëvendësua sot në seancën e Kuvendit pasi Rashit Gashi u largua nga pozita e asamblistit. Në shtator të vitit 2021, ish-basketbollisti Edmond Azemi kishte aderuar në partinë politike Vetëvendosje.
Ai ishte në listën e 55 emrave për asamblistë nga radhët e e LVV-së në Prishtinë për zgjedhjet komunale.
Por me 513 vota, Azemi nuk ishte pjesë e listës së asamblistëve që do ta përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Azemi ishte pjesë e klubit basketbollist të Prishtinës që nga vitit 1999 duke i fituar 36 trofe me “Plisat”.


