Sporti

Manchester United dëshiron transferimin e Raphael Varane

04/15/2021 17:23
nga:Mergim Rreci

Manchester United është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane.

Fituesi i Kupës së Botës ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën dhe në vend të kësaj është duke eksploruar opsionet jashtë Spanjës, pretendon El Chiringuito.

Kjo mund të jetë edhe një mundësi e artë për Manchester United që të sigurojë tansferimet e tij.

Varane edhe më herë ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në “Old Trafford”, me mediat spanjolle që kishin raportuar se është në dëshirën e madhe të lotjarit që një ditë ta veshë fanellën e kësaj skuadre.

/GazetaBlic/