Sporti

Edlir Tetova shtrihet në spital, i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër

12/03/2025 09:34
nga:Lorik J

Trajneri i ekipit të Egnatias, Edlir Tetova i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Operacioni i kampionit të dyfishtë me rrogozhinasit është kryer të martën në një nga spitalet e kryeqytetit.

Ndërkohë që ish-futbollisti, Endri Vrapi, ka publikuar për herë të parë një foto të Tetovës nga ambientet e spitalit.

Nga foto e publikuar, duket se trajneri kampion është në gjendje të mirë shëndetësore. Në krahun tjetër, Vrapi s’ka dhënë detaje, por mbi foto ka shkruar: “Elhamdulilah!”