Lajme

Edita Tahiri: Vjosa Osmani foli veç kur erdhi puna tek zgjedhjet, u frikësua mos po shkarkohet

2 ditë më parë
nga:G C

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar presidenten e Kosovës për qëndrimet e saj të kundërta ndaj dokumentit të statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se presidentja fillimisht dha një vërejtje zyrtare për dokumentin e hartuar nga BE, duke nënkuptuar se e kishte pranuar Asociacionin, por tashmë e hodhi poshtë duke thënë se ky statut nuk duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri ka theksuar se ky është një tjetër rast i “presidentes së paradokseve”, duke shtuar se presidentja ishte e heshtur për shumicën e kohës dhe foli vetëm kur u përmendën zgjedhjet në Kosovë, duke treguar frikë se mund të shkarkohej.

Shkrimi i saj pa ndërhyrje:

Presidentja e paradokseve – njehere dha verejtje zyrtare per dokumentin e statutit te asociacionit te hartuar nga BE qe nenkupton se e ka pranuar asociacionin e BE-se por me verejtje (ne takimin qe pati me Sorensenin) ndersa sot e hodhi poshte duke thene se ky statut nuk duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuese – por nuk eshte cudi, sepse eshte kjo presidente qe ishte gojembyllur tere kohen ndersa foli kur u permenden zgjedhjet ne Kosove, me frike se po e shkarkohet…