Ish-diplomatja Edita Tahiri ka kritikuar OKB-në për mungesë veprimi, duke krahasuar reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm António Guterres ndaj Iranit me rolin vendimtar të ndërhyrjes amerikane në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se pa ndërhyrjen e SHBA-së, lufta në Kosovë nuk do të ndalej, pavarësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit, duke theksuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse duhet ndryshuar rendi botëror.
Deklarata e plotë pa ndërhyrje:
Derisa Trumpi po behet gati te nderhyje ne Iran per te parandaluar vrasjen e protestuesve qe kerkojne demokraci, Gutteres, Sekretari i OKB u shprehe i tronditur me fjale jo me nderhyrje – sikur te mos ishte nderhyrja amerikane per ndaljen e luftes ne Kosove, sa per OKB-ne lufta nuk do te ndalej, edhe perkunder tre rezolutave te Keshillit te Sigurimit qe lejonin nderhyrjen per ndaljen e luftes ne Kosove – kjo eshte nje nder aresyet kryesore pse duhet te ndryshoj rendi boteror..


