Lajme

Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm

05/20/2021 10:31
nga:Y I

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shpallur dje person “non-grata”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë vendim të SHBA-së, sot ka reaguar edhe Edita Tahiri.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Berisha do të mbetet lider historik i kombit shqiptar, pasi sipas saj ai udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejtë Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike.

Më tutje Tahiri tha se askush nuk mund që ta cenoj atdhetarinë e Sali Berishës.

Postimi i plotë:

Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleances strategjike me Ameriken, duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci.

Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada. Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja.

Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves, dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves.

Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!