Lajme

Edita Tahiri: Serbia nuk e ka besuar se qeveria e VV-së do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit

08/05/2022 23:29
nga:Mergim Rreci

Ish-kryenegociatorja kosovare për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri po kalon pushimet në Itali. Por, ajo ka gjetur kohë ta ngacmojë pak subjektin politik në pushtet.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se provokimet destabilizuese nga Serbia po vijnë pasi që Qeveria e VV-së po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.

Madje ajo tha se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë besuar që marrëveshjet e Brukselit janë bërë mbi parimin e reciprocitetit.

“Serbia nuk e ka besuar se qeveria e Vv do ti zbatoj marreveshjet e Brukselit prandaj po reagon me provokime destabilizuese. Por as votuesit e Vv nuk e kane besuar, tani jane bindur qe marreveshjet e Brukselit i kemi bere mbi parimin e reciprocitetit…”, shkroi Tahiri.