Ish kryenegociatorja dhe ish zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se çelësin e suksesit e ka opozita, ndonëse pushtetin e ka marrë Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se janë dy raste vendimtare që dëshmojnë këtë, zgjedhja e presidentit dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Postimi i saj i plotë:
pushteti i shkoi vv-se por celesine e suksesit e ka opozita – jane dy raste vendimtare, zgjedhja e presidentit te ri dhe votimi i marreveshjeve nderkombetare – mbetet te shihet si do t’ja kthej arrogances, fyerjeve dhe mosbashkepunimit te vv-se


