Ish kryenegciatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka publikuar foto nga shënjimi i i pikave kufitare me BE-në dhe Serbinë, me helikopterët e EULEX-it, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se këto janë suksese historike të qeverive të kaluara, me vepra e jo me fjalë.
Postimi i saj i plotë:
Keto foto deshmojne vendosjen sovranitetit territorial te shtetit te Kosoves ne kufirin Kosove-Serbi – ku shenjuam pikat kufitare se bashku tre palet, Kosova BE dhe Serbia, shkuam me helikopteret e EULEX-it. Keto jane suksese historike te neve qeverive te kaluara – me vepra jo me fjale…