Lajme

Edita Tahiri: Masakra e Reçakut, ndër më të tmerrshmet në Kosovë

01/15/2026 09:20
nga:Genita C

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka kujtuar sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke theksuar se ajo ishte një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, e kryer nga forcat okupatore serbe ndaj shqiptarëve, raporton GazetaBlic.

Ajo u shpreh se liria e Kosovës erdhi me një çmim shumë të lartë pas një shekulli robërie.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot 27 vjet nga Masakra e Recakut – forcat okupatore serbe kryen gjenocid ndaj shqiptareve, ishte nder masakrat me te tmerrshme ne Kosove – nuk duhet te harrojme sa e shtrenjte ishte liria jone pas 100 vjet roberie – Lavdi te reneve qe me jeten e tyre paguan kete liri qe e gezojme sot!