Lajme

Edita Tahiri: Idealet kombëtare nuk mund të arrestohen

09/17/2026 09:26
nga:Genita C

Edita Tahiri ka reaguar me një mesazh në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, duke kundërshtuar vendimet e gjykatës ndaj tyre, raporton GazetaBlic.

Ajo ka deklaruar se idealet kombëtare dhe patriotizmi,  nuk mund të arrestohen dhe se historia e krijimit të shtetit të Kosovës nuk mund të ndryshohet.

Tahiri ka theksuar se padrejtësitë ndaj ish-liderëve të UÇK-së do të kundërshtohen deri në shpalljen e pafajësisë.