Lajme

Edita Tahiri: BE-ja të deklarohet ashtu sikurse SHBA, procesi të mbyllet me njohje reciproke

02/01/2022 12:14
nga:N M

Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Edita Tahiri ka reaguar duke kërkuar nag Bashkimi evropian që të angazhohet fuqishëm për njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve, raporton Gazeta Blic.

Tahiri ka shkruar se Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian për dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka në fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë.

Sipas saj Qeveria e Kosovës duhet t`i drejtohet Bashkimit Evropian duke i kërkuar se është në një linjë me SHBA për mbylljen e këtij procesi.

Reagimi i plotë:

Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian per dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet per dialog qe ka ne fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gje e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan ne Kosove. Prandaj mendoj se Qeveria e Kosoves duhet te kerkoj nga BE-ja te deklarohet se angazhohet per njohje reciproke ne Dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndermjetese e dialogut te qartesoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qendrimet e përbashketa me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashët.
Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget nga praktikat e mëhershme e komunkimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite….

Escobar dhe Lajçak i përfundojnë takimet me Krasniqin dhe Abdixhikun