Sporti

Edinson Cavani në bisedime me Real Sociedad

03/27/2022 16:44
nga:E K

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani ka filluar bisedimet me ekipin spanjoll Real Sociedad.

Koha e Cavani te Manchester United, po vjen drejt fundit.

Kontrata e tij i përfundon në qershor të këtij viti, por ‘Djajtë e Kuq’, nuk kanë ndërmend rinovimin.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar vetëm 12 paraqitje me Manchester United, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Sipas gazetës britanike, ‘The Sun’, Cavani ka filluar bisedimet me Real Sociedad, pasi do jetë i lirë në fund të sezonit.

River Plate gjithashtu kanë shfaqur interesim për uruguaianin, por ai preferon një lëvizje në Spanjë.