Sporti

Edinson Cavani merr vendim për të ardhmen e tij

04/30/2021 15:20
nga:Mergim Rreci

Edinson Cavani ka vendosur të qëndrojë në Manchester United për sezonin e ardhshëm, sipas ESPN.

Sulmuesi kishte dyshime mbi të ardhmen e tij, por pritet të qëndrojë në Old Trafford, përcjell GazetaBlic.

Rapotimet thonë se Cavani do të zgjasë kontratën e tij javën e ardhshme, pasi ishte lidhur më parë me një kalim të mundshëm tek Boca Juniors.

Sulmuesi uruguajan ka gëzuar një fushatë të suksesshme në fushë për Djajtë e Kuq, megjithëse thuhet se ishte i pavendosur dhe ishte i gatshëm të kthehej në Amerikën e Jugut në një fazë.

/GazetaBlic/