Ylli i Interit, Edin Dzeko është rikuperuar nga COVID dhe ka mundësi të jetë i disponueshëm kundër Lazios të dielën.
Ish-ylli i Romës rezultoi pozitiv gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen e djeshme kundër Bolognas, e cila përfundimisht nuk u luajt pasi vendasit ishte urdhëruar të futen karantinë nga autoriteti shëndetësor, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia raporton se testi i fundit i 35-vjeçarit rezultoi negativ sot, kështu që ai do të kthehet në stërvitje në grup nesër dhe do të jetë i disponueshëm kundër Lazios të dielën.

/GazetaBlic Sport/


