Sporti

Edin Dzeko pranë largimit nga Roma, skuadra e tij e re mund të jetë befasi për të gjithë

06/30/2021 12:21
nga:Mergim Rreci

Skuadra kampione e Turqisë, Besiktas, nuk heq dorë nga Edin Dzeko.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me verdhekutë për të arritur te kartoni i futbollistit.

Trajneri Jose Mourinho i ka kërkuar klubit roman të mos e shesë lojtarin, kontrata e të cilit me kryeqytetasit përfundon në qershor të vitit 2022, por paga e lartë e lojtarit ka detyruar drejtuesit e italianëve të mos e përjashtojnë shitjen e 35-vjeçarit në rast se paraqitet oferta e duhur.