Sporti

Edin Dzeko: Mourniho trajner i duhur për Romën

05/16/2021 08:16
nga:E K

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka shënuar 2 gola në derbin e qytetit të Romës ndaj Lazios dhe i bëri dedikim për trajnerin në largim të Romës,Paulo Fonseca.

Dzeko është shprehur i lumtur që do të punojë me trajnerin portugez, Jose Mourinho, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai tashmë ka sjellë shumë për sa i përket entuziazmit. Roma është një klub i vështirë për të punuar, kështu që ata nuk mund të kishin gjetur dikë më të mirë“, tha Dzeko.

Ai poashtu u shpreh mirënjohës për trajnerin e tanishëm të Romës, Paulo Fonseca.

“Trajneri tha se kjo do të ishte ndeshja e tij e fundit në shtëpi. Ne fituam për të, për ne, për tifozët dhe për klubin. Ne kemi punuar shumë dhe së paku do të kemi një javë të këndshme”, përfundoi boshnjaku.

Roma është në vendin e 7’të në tabelë me 61 pikë, pa gjasa për tu kualifikuar në Champions League.

/GazetaBlic Sport/