Sporti

Edin Dzeko barazon rekordin e “Fenomenit” tek Inter

10/02/2021 23:53
nga:Mergim Rreci

Interi ka triumfuar në ndeshjen xhiros së shtatë ndaj Sassuolos.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Simone Izaghi, ka triumfuar me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Sassuolo kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Berardi, me sulmuesin italian që shënoi nga penalltia.

Megjithatë, Edin Dzeko arriti që t’i barazoi shifrat në 1 me 1, në minutën e 57-të.

Me golin e sotëm ndaj Sassuolos, Dzeko është bërë lojtari i parë debutues që shënon së paku 6 gola pas 7 xhirove të para në Serie A për Interin, që nga fenomeni Ronaldo në sezonin 1997/98.

Boshnjaku është i përfshirë në 7 gola në 7 paraqitje të tij në Serie A, me gjashtë gola të shënuara e një asistim.

/GazetaBlic Sport/