Lajme

Edi Rama zbulon se çfarë i tha Diella pas seancës parlamentare

09/12/2025 10:59
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën X, zbuloi se çfarë i tha ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, pasi pa seancën e parë parlamentare.

“Diella pa Parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, lexohet në postimin e Edi Ramës, shkruan A2.