Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar Donald Trump për rezultatin e arritur në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama shprehet se mezi pret të punojë sërish me Trump, me Presidentin e 47-të të Amerikës.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.