Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur fitoren e Përparim Ramës, kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Rama, përmes një cicërime në Twitter, shkroi se ndihet kurioz për etapën e radhës së kryeqytetit të Kosovës me një arkitekt në krye.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues”, u shpreh ai.
“Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar Rama.
“Rikthimin si parti e parë ua kishim borxh Hashim Thaçit e Kadri Veselit”


