Kombet e Bashkuara janë deklaruar rreth marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar si akord i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kjo ka ngjallur reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, shprehu indinjatën e tij me një apostrofim të tillë.
Ai ka pyetur nëse kjo është një lapsuz apo gabim serioz, ndërsa ka thënë se do të ishte e prapranueshme nëse Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara do ta përdorte këtë emërtim qëllimisht.
Në fund fare ai kërkoi edhe sqarime lidhur me këtë “huqje” të Kombeve të Bashkuara.


