Lajme

Edi Rama u çon selame kritikëve: Ballkanin e Hapur e përkrahë Joe Biden

12/09/2021 20:34
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku publikuar disa detaje nga takimi i tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku aspekti më kryesor ka qenë ai i rolit thelbësor që Shqipëria ka në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri, ka saktësuar se takimi ka qenë shumë miqësor, ku është folur edhe për partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve. Veçanërisht, është përmendur roli i rëndësishëm që Shqipëria ka në dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, pjesë e bisedimeve ka qenë edhe nisma “Open Balkan” apo roli stabilizues i Tiranës zyrtare në rajon.

Mbi “Open Balkan”, Rama shkruan se ajo është një nismë transformuese për ardhmërinë e rajonit. Këtë fundit, në fjalët e Ramës, e mbështet edhe administrata e Presidentit Joe Biden. Madje, fuqismisht!

Më tej, kryeministri i ka bërë të dërguarit amerikan një tur në zyrën e tij kryeministrore, të mbushur me një murale me skicat e tij.

Gjatë vizitës së tij të sotme, Escobar u takua edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit me të, ai vendosi theksin tek ndihma dhe vendosmëria që SHBA-të kanë, për të luftuar korrupsionin në Ballkan. Po ashtu, ai nuk ia kurseu një ftesë Lulzim Bashës, për të shkuar në Washington.