Lajme

Edi Rama takon George Sorosin në New York, e cilëson mik të çmuar

09/23/2021 21:17
nga:Gazeta Blic

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka takuar miliarderin filantrop, George Soros.

Për këtë ka bërë të ditur vet Rama, përmes një njoftimi në facebook, ku në një dedikim të tij, e cilëson Sorosin mik të çmuar.

”Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”.