Lajme

Edi Rama: Sot u ndjeva personazh i kurthit të fundit letrar të Kadaresë!

07/03/2024 12:43
nga:Y I

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama.

Rama: Sa e mora vesh se vdiq dhe mendova pashmangshmërine e ceremonialit bashkë me pamundësinë të shmang përfshirjen time në këtë tubim, nderin e fjalim, më është bërë si pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sekëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga Macron në Pallatin e Brigadave.

Qysh se nisi të marrë jetë komisioni shtetëror për ceremonialin funebër, dhe përplasjet e opinioneve në skenë dhe prapaskenë për të dhe vendvarrimin e tij u ndjeva personash i kurthit të fundit letrat të Ismail Kadaresë. Një vorbull e hatashme ëndrrash, me mua vetë si nëpunësin e pallatit të zhgjëndërt të atyre ëndrrave. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të veten si në një garë ethesh letrare ku ai apo ajo që do gjente vendin idealpër gropën e autorit të Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur’ dhe komisionit të festës, do siguronte edhe vendin më pranë tij në botën tjetër.

I dashur Ismail nuk ta tregoj dot sesa doja ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më pa mendja duke u marrë me funeralin tënd. Në këtë novelë të pashkruar, më dhe atë përgjigjen që s’ta mora dot. Më thoshe nuk shkruaj më, i kam thënë të tëra. Më dukej mëkat që pena e tij ishte e shtrirë e pajetë, pro sot jam plotësisht i bindur që Ismail Kadare i tha vërtetë të tera çkishte për të thënë. Kurrë ky vend nuk do rresh së përsëritur me vete, gjithçka Ismail Kadare tha për të dhe për të jetoi apo do të jetojë.

Ndër të terët them unë, jo më në rolin e pakërkuar në personazhin e novelës, por thjesht në zëdhënësin e qeverisë shqiptare, Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që te jetë vetëm e tij, jo te dëshmorët. Nuk ishte dëshmor dhe nuk ishte në dëshirën e tij për të rënë dëshmor. Jo bashkë me Naim Frashërin që ishin ndër të paktën që donte dhe respektonte. Nuk na kishte Ismaili t’ja ndalojmë vetminë e tij, për të na thënë atë “jo nuk duan e tij”.

Një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit pa i ndarë me mure të lartë për të mos parë përditë njëri tjetrin. Kur mendon që Ismaili ikte sa mundte vendet ku qarkullonin njerëzit, kjo do të ishte një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale që mori lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën e mundshme.

Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti në arkivat e Nobelit, i vetmi kandidat që ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Erdhi shkroi dhe iku. Ne i kemi një referim, të respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar, as nga fqinjësia e padëshiruar që e kishte lemeri, as nga tubimet e fjalimet që i kishte llahtari./Ora News/