Lajme

Edi Rama shihet i buzëqeshur pak para mbylljes së vendvotimeve

05/11/2025 19:19
nga:Genita C

Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama është parë i relaksuar dhe i buzëqeshur pak para mbylljes së vendvotimeve në Shqipëri.

Ai u pa duke iu drejtuar selisë qendrore të partisë së tij.

Sakaq, rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri janë prezantuar, ku sipas tyre PS ka marrë 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38%.