Lajme

Edi Rama: Rusia s’është vend armik, por kemi ndarje të qarta për tensionet me Ukrainën

02/05/2022 12:59
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvlerësoi letrën e mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare nga ajo ruse e cila shprehej e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një zhurmë brenda tij katundi, mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokratë”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Letra në fjalë i është dërguar disa qeverive evropiane dhe asaj amerikane e kanadeze. Ajo u quajt nga Sali Berisha si një kërcënim i Rusisë për Shqipërinë që, sipas tij, vjen për shkak se Rama ka kapitulluar përballë Aleksandar Vuçiqit dhe Vladimir Putinit.