Lajme

Edi Rama për Igli Taren: Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot

05/26/2025 23:30
nga:Lorik J

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas emërimit të shqiptarit, Igli Tare, në krye të klubit të madh italian, Milan.

”Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?”, shkroi Rama në rrjete sociale, duke shtuar se tani sfida është që emri i shqiptarit të hyjë në historinë e klubit legjendar.

“Krenar për ty vëlla”, përfundoi ai mesazhin.